Rreth 112

Çfarë është 112?

Numri 112 është numër unik emergjent, falas në Republikën e Kosovës, i përdorur qysh nga viti 2002. Marrja e 112-shit është e mundur nga telefonia fikse dhe ajo mobile për çdo nevojë emergjente, të tilla si: ndihma emergjente mjekësore, ndihma në fikjen e zjarreve dhe shpëtimin e personave të rrezikuar dhe shërbimet e nduarnduarshme të Policisë së Kosovës.
Me rastin e marrjes së 112-shit, do të ju përgjigjet një operator i trajnuar për pranimin e thirrjeve emergjente, i cili varësisht nga emergjenca juaj do ti ndërmerr edhe hapat e nevojshëm që ju ta merrni atë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë operatori në fjalë do ti udhëzoj edhe shërbimet që ju dalin në ndihmë për arritje sa më të shpejtë në vendin e ngjarjes. 
Nëse e merrni 112-shin për shaka, fillimisht do ti ngarkoni linjat pa nevojë dhe do tua merrni të drejtën atyre që janë në nevojë për ta fituar ndihmën e kërkuar që është shumë jetike për ta. Përveç kësaj thirrjet e tilla trajtohen si vepër penale dhe mund të ndiqen penalisht.

Go back