No items.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra viziton Qendrën e Krizave të Maqedonisë

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra viziton Qendrën e Krizave të Maqedonisë

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra i shoqëruar nga stafi i tij dje me datë 05.04.2018 zhvilloi një takim pune në Qendrën për Menaxhim me Kriza në Shkup. Takimi është bërë me ftesë të Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza z. Agron Buxhaku në kuadër të implementimit të marrëveshjes trepalëshe. Qëllimi takimit ishte planifikimi i aktiviteteve të Grupit Punues për implementimin e kësaj marrëveshje për vitin 2018 – 2020. Takimi kaloi në një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe ishte vendim i dy homologëve që këto aktivitete duhet të intensifikohen në mënyrë që të avancohet niveli i gatishmërisë për tu përball me çdo të papritur të mundshme në të dyja vendet.