No items.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-së merr pjesë në forumin Evropian për Mbrojtjen Civile

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së merr pjesë në forumin Evropian për Mbrojtjen Civile

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra, se bashku me Drejtorin e Departamentit te Operatives z. Mustaf Gashi po merr pjesë në “Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile 2018” ne Bruksel  që po mbahet me 5 dhe 6 Mars 2018.

Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile është ngjarja më e madhe publike në Evropë për mbrojtje civile. Organizohet çdo dy vjet nga departamenti i Komisionit Evropian për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (ECHO).

Ngjarja bashkon bashkësinë evropiane të mbrojtjes civile për të vlerësuar arritjet e përbashkëta në fushën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, për të ndarë praktikat dhe idetë më të mira dhe për të diskutuar mënyrat për të trajtuar së bashku sfida të reja.