No items.
Mbahet punëtoria teknike dy ditore IPA DRAM

Mbahet punëtoria teknike dy ditore IPA DRAM

Prishtine, 02.03.2018Konserciumi IPA-DRAM ne bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent organizuan ne Prishtinë punëtorin teknike dy ditore (01-02.03.2018) lidhur me te dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë natyrore, vlerësimin e rrezikut dhe hartzimin e tij, ku edhe fillon faza e dytë e implementimit te këtij projekti.

Ne ketë punëtori u diskutua menaxhimi i fatkeqësive në nivel kombëtar, ku fokusimi kryesor ishte ne tri elemente, si ne atë mbi te dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë (Disaster Loss Data - DLD), ku u diskutuan kriteret për grumbullimin e te dhënave ne nivel vendor, shfrytëzimi dhe përditësimi i bazës se te dhënave DesInventar Sendai.
Ne kuadër Vlerësimi te Rrezikut të Katastrofave  Kombëtar (NDRA) u organizuan disa skenar ku u diskutuan dhe u vlerësuan nga ekipet qe ishin krijuar ne kuadër te kësaj punëtorie.
Si element i tret qe u diskutua ne ketë punëtori ishte hartzimi I rrezikut dhe koncepti për zhvillimin e një Atlas elektronike të rrezikut rajonal (ERRA). Ky atlas elektronik do te përmbaj te gjitha  hartat e rrezikut ne nivel vendi dhe ati rajonale. Aplikacioni qe do te përmbaj ketë atlas do të përdoret në hulumtim, raportim dhe vlerësim të rrezikut.
Ne ketë punëtori përveç ekspertëve nga koncerciumi IPA-DRAM dhe AME-së morën pjesë edhe ekspert nga institucionet vendore qe ne një formë merren me menaxhimin e te dhënave lidhur me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera. Ata shprehen gatishmërinë qe te jen pjesë grupit punues qe u krijua ne kuader te kesaj punëtorie për realizimin e këtij projekti, projekt ky  qe ka si objektiv te përgjithshme ka forcimin e kapaciteteve të vendeve partnere për menaxhimin e fatkeqësive në nivel kombëtar, rajonal dhe  atë të BE-së, si dhe zbatimin e kornizave Sendai.